Metro

Më 1 korrik hapet Pishina e Gërmisë, numri i vizitorëve do të jetë i kufizuar

Më 1 korrik hapet Pishina e Gërmisë, numri i vizitorëve do të jetë i kufizuar

Më 1 korrik në Prishtinë pritet të hapet Pishina e Gërmisë. Udhëheqja e Ndërmarrjes Publike “Sport Marketing”, e cila e menaxhon këtë pishinë, tha se i ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për të respektuar rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë, për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Kryeshefi ekzekutiv i kësaj ndërmarrjeje, Liridon Llapashtica, tha për Radion Evropa e Lirë se qytetarët do të jenë të sigurt nga infektimi gjatë vizitës në pishinë.