Metro

​Komuna e Prishtinës 5 milionë euro për rreth 20 mijë biznese

​Komuna e Prishtinës 5 milionë euro për rreth 20 mijë biznese

Komuna e Prishtinës, ka marrë vendim për t’u dalë në ndihmë me mjete financiare prej rreth 5 milionë euro, bizneseve të vogla dhe të mesme, me rastin dëmtimeve për shkak të Covid-19.

Rreth 20 mijë biznese, do të kenë mundësi të përfitojnë nga kjo pako, duke përjashtuar ato të cilat kanë përfituar nga Pakoja Emergjente Fiskale.