Metro

“Mati” në telashe me ujërat e zeza, Komuna e Ujësjellësi përgjegjësinë ia hedhin njëra-tjetrës

Foto: Koha

Telasheve të shumta në rrugën “Muharrem Fejza’’ të lagjes “Mati’’ në Prishtinë është shtuar edhe dëmtimi i gypit të ujërave të zeza në rrugën “Uran Ajeti’’.

Shkak i këtij dëmtimi, sipas banorëve, është bërë pesha e rëndë e makinerive ndërtuese të cilat kalojnë nëpër rrugët e lagjes, derisa ujërat derdhen nëpër tërë rrugën kryesore.