Arbëri

Banorët e “Tasligjes” ankohen për punimet e KEDS-it

Ka më shumë se dy javë që banorë të lagjes “Taslixhe” përballen me telashe të ndryshme shkak i punimeve në rrugën “Rexhep Shema”.

Prej ndërprerjes së energjisë elektrike, bllokimit të ujëmbledhësve e deri tek prishja e bllokimi i rrugës nga kamionët, raporton KOHA.

Punimet të cilat janë duke u kryer nga ekipe të KEDS-it në këtë pjesë të qytetit, sipas banorëve, kanë rënduar infrastrukturën e lagjes dhe kanë shkaktuar probleme të papërballueshme për ta.

Përveç dëmtimeve të shkaktuara nga KEDS-i, banorët thonë se problem gjatë kësaj kohe kanë pasur edhe me energji elektrike.

Në një përgjigje me shkrim zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, i ka thënë ekipit të KTV-së se KEDS-i është duke punuar në përmirësimin e rrjetit të energjisë.

“Sigurisht ndërprerjet janë të planifikuara pasi është duke u investuar në atë pjesë dhe pjesa më e madhe e punimeve nuk mund të kryhet nën tension. Pra, duhet të bëhen ndalesa të përkohshme. Por, pas përfundimit të investimeve, gjithçka do të jetë në rregull dhe konsumatorët do të kenë shërbime shumë më kualitative. KEDS do ta kthejë në gjendjen paraprake secilën rrugë dhe vend ku ka intervenuar”, tha ai.

Tutje në përgjigjen e KEDS-it thuhet se të gjitha dëmet e shkaktuara nga ekipet e tyre në këtë lagje do të rregullohen pas intervenimeve.