Metro

Zemaj paralajmëron testime masive, në Prishtinë 400 raste aktive me COVID-19

Zemaj paralajmëron testime masive, në Prishtinë 400 raste aktive me COVID-19

Përkundër ndalimit të testimeve të kontakteve të personave me Covid-19, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj thotë se janë duke e rishikuar situatën për të kaluar në teste masive, edhe pse nuk tregoi ku do t’i marrin testet.

Në vizitën e sotme të tij në Komunën e Prishtinës, i pari i Shëndetësisë tha se janë duke punuar për një strategji anti Covid-19.