Në Ditën Botërore të Mjedisit, Komuna e Prishtina ka nisur me pastrimin e deponisë inerte në fshatin Lebane, në dalje të autostradës “Ibrahim Rugova”.
Sipas njoftimit të Komunës, kjo është deponia më e madhe dhe pastrimi do të vazhdojë edhe ditët e ardhshme.
“Gjatë javës ‘Prishtina Green Week’ janë pastruar gjithsej 33 deponi inerte, të cilat pastrohen në vazhdimësi, sepse ato përveç që janë pamje e shëmtuar edhe rrezikojnë seriozisht shëndetin publik. Prandaj sot, në Ditën Botërore të Mjedisit bëjmë thirrje për kujdes më të madh ndaj natyrës, ambientit ku jetojmë duke respektuar planetin Tokë dhe duke u bërë shembull për brezat e rinj!”, thuhet në njoftim.