Arbëri

Në Prishtinë nga nesër çerdhet janë gati për të pritur fëmijët

Descriptive Text

Nënkryetari i Prishtinës, Selim Pacolli, tha se sot janë duke bërë dezinfektimin e çerdheve dhe kopshteve në kryeqytet.

Ai ka thënë se nesër do të jenë të gatshme për hapje.

"Sot jemi duke dezinfektuar të gjitha çerdhet dhe kopshtet dhe nesër do të jenë të gatshme për hapje", tha Pacolli.

Qeveria e Kosovës dje mori vendim për hapjen e çerdheve në gjithë Kosovën. Shumë komuna, përfshirë edhe Prishtinën njoftuan se ato nuk do mund të hapen sot për shkak se janë njoftuar vonë dhe se nuk i kanë bërë përgatitjet e duhura.

Ndërkaq përmes një komunikate për media, kryetarët e komunave kanë kërkuar koordinim më të mirë nga niveli qendror, jo vetëm gjatë pandemisë por edhe për tema të tjera.