Metro

Ujësjellësi paralajmëron reduktime gjatë korrikut

Ujësjellësi paralajmëron reduktime gjatë korrikut

Mungesa e reshjeve atmosferike ka bërë që liqenet e Badovcit dhe Batllavës të nisin të shterojnë. Niveli i ujit në liqenin e Badovcit të dielen ka qenë 10 metra e gjysmë nën kuotën maksimale, ndërsa liqeni i Batllavës 7.32 metra.

Zëdhënësja e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, Arjeta Mjeku, ka thënë për ksp se aktualisht ka furnizim të rregullt me ujë, por gjatë muajit korrik do të fillojnë me reduktime, sidomos në zonat që furnizohen nga liqeni i Badovcit.