Arbëri

KRU Prishtina anulon konkursin për pozita të larta, u bënë gabime teknike

Bordi i Drejtorëve u KRU Prishtina ka anuluar sot konkursin për kryeshef ekzekutiv dhe zyrtar kryesor financiar në këtë kompani rajonale me arsyetimin se kishte gabime teknike të cilat ngushtuan konkurrencën.

Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësja e kësaj kompanie, Arjeta Mjeku.

Konkursi ishte shpallur më 18 prill, ndërkohë që vendimi për t’u shpallur ishte marrë më 7 prill.