Arbëri

​Kompania “Pastrimi” proteston sot para Qeverisë së Kosovës

Kompania “Pastrimi” në Prishtinë është shprehur e zhgënjyer me institucionet vendore e konkretisht me ato te rendit, pasi që thonë se dy herë radhazi kanë bërë kërkesë tek Policia e Kosovës që t’ju lejohet mbajtja e një protestë paqësore me kamionë në qytet me një numër të vogël të punëtorëve dhe dy herë radhazi e njëjta kërkesë iu është refuzuar nga Policia e Kosovës.

“Kërkesa jonë kishte për qëllim që përmes protestës të shprehej pakënaqësia e punëtorëve ne mos përfshirjen e tyre ne Pakon Emergjente te Qeverisë se Republikës se Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Prandaj, Kompania “Pastrimi” thotë se ka respektuar me korrektësi refuzimin e kërkesës se Policisë se Kosovës, por sipas tyre është e papranueshme se si një institucioni si kompania “Pastrimi”, i refuzohet një kërkesë e tillë, ndërsa ne anën tjetër është lejuar protesta të qindra qytetarëve ne sheshin e kryeqytetit, duke ditur situatën pandemike në të cilën ndodhemi.

“Kërkesa jonë adresuar tek Policia e Kosovës kishte për qëllim mbajtjen e protestës paqësore me një numër te vogël te punëtorëve gjithmonë duke respektuar rekomandimet e Institutit Kombëtar te Shëndetësisë, ndërsa realiteti dje fliste ndryshe me atë qe ndodhi ne sheshin e kryeqytetit”, vijon komunikata.

Prandaj, kompania “Pastrimi” paralajmëroi se sot nga ora 09:00 deri në 12:00 do të mbajë protestë paqësore para objektit te Qeverisë se Republikës se Kosovës për te shprehur pakënaqësinë në mos përfshirjen e këtyre punëtorëve ne Pakon Emergjente, ndërsa i kanë bërë thirrje edhe Policisë se Kosovës te sigurojë rendin dhe qetësinë e mbarëvajtjes së protestës.