Arbëri

Shtimi i rasteve me koronavirus nuk i ndal qytetarët e Prishtinës t’i frekuentojnë hapësirat publike

Parku afër rrugës “B” në Prishtinë është parë i mbushur me njerëz mbrëmjen e së hënës. Ndonëse institucionet në vazhdimësi po bëjnë thirrje për kujdes, një gjë e tillë nuk po përfillet.

Sipas fotografive që posedon KOHA, përveç turmave të njerëzve të cilët po qëndrojnë në hapësirat e parkut, shumica prej tyre shihen të jenë pa masa mbrojtëse.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në vazhdimësi po bën thirrje për respektim të masave dhe shmangie të grumbullimeve, duke shtuar se rreziku nga pandemia nuk ka kaluar.

Dje 14, e sot 11 raste raste janë identifikuar me koronavirus, pasi numri i tyre kishte rënë deri në një.

Ministria e Shëndetësisë nga 4 maji ka nisur fazën e parë për lehtësimin e masave, derisa pati paralajmëruar se faza e dytë do të nis me 18 maj.

Të gjitha komunat kanë dalë nga karantina, ndërkaq orari i lëvizjes është zgjatur për 3 orë.

Porse kthimin në karantinë është duke e shqyrtuar Komuna e Prishtinës, pas rritjes së numrit të rasteve.

Deri sot në vend janë infektuar 895 persona nga koronavirusi, ndërkaq janë shëruar 657 raste dhe 28 persona kanë vdekur.

{gallery}