Arbëri

Nga Prishtina tre të infektuar, Ahmeti thotë se ata janë në gjendje të mirë

Foto: Enis Imeri / Koha

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se gjendja e të infektuarve me koronavirus e tre personave që vijnë nga Prishtina është stabile, duke shtuar se dy prej tyre nuk kanë as simptoma.

Ai ka thënë se janë dy raste në Tauk Bashqe e janë raste që janë vetizoluar në shtëpi dhe nuk kanë dalë.

Sipas tij, edhe familjarët e tjerë po rrinë në shtëpi dhe i ka vizituar policia disa herë dhe kanë komunikuar në telefon.

Ahmeti i tha RTV Dukagjinit se nuk ka ndonjë nevojë që kjo lagje të hyj në karantinë, sepse në këtë fazë qëndrojnë shumë mirë dhe nuk kanë simptoma, prandaj edhe nuk ka nevojë as për hospitalizim e as për karantinë.