Arbëri

Rrënohen shtyllat e ndërtuara pa leje në rrugën “Muharrem Fejza”

Komuna e Prishtinës ka njoftuar për rrënimin e disa shtyllave të ndërtuara pa leje, në rrugën “Muharrem Fejza”.

“Javë më parë, në rrugën "Muharrem Fejza" është vërejtur se ka filluar të ndërtohet një aneks, pa leje nga organi përkatës. Inspektorët e zonës kanë ndërmarrë me kohë të gjitha veprimet ligjore, dhe i kanë dhënë afat palës që t'i rrënojë vetë shtyllat e ndërtuara pa leje. Meqë pala nuk ka vepruar, sot, angazhuam kompaninë përgjegjëse që të ekzekutojë vendimin e rrënimit”, thuhet në njoftimin e komunës.

Komuna gjithashtu “u bënë thirrje përsëri të gjithë qytetarëve që t'i respektojnë ligjet dhe rregulloret në fuqi, sepse në të kundërtën do të ballafaqohen me vendime të tilla”.