Arbëri

Zjarr pranë ambulancës në Lagjen e Spitalit në Prishtinë

Një zjarr ka shpërthyer në orët e vona të së mërkurës në Lagjen e Spitalit në Prishtinë, pranë ambulancës dhe shkollës fillore “Mitrush Kuteli”, ka bërë të ditur KP-ja.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit, të cilët janë duke e fikur zjarrin që ka përfshirë barishtet në këtë hapësirë.

Ende nuk dihen shkaqet që kanë nxitur ndezjen e zjarrit.