KRUP thotë se është rritur niveli i ujit në Batllavë, ai në Badovc mbetet i njëjtë Foto: KRUP

KRUP thotë se është rritur niveli i ujit në Batllavë, ai në Badovc mbetet i njëjtë

20 February 2020 10:17

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se niveli i ujit në liqenin e Batllavës është ngritur pas reshjeve të fundit ndërsa ai i Badovcit, ka mbetur në nivelin e njëjtë, pra as s’ka rënë as s’është ngritur.

“Ju njoftojmë se niveli i ujit në liqenin e Batllavës sot është 624.28 metra mbi nivelin e detit ose 10.72 metra nën nivelin e kapërderdhjes, që do të thotë se pas reshjeve atmosferike të borës më 4 dhe 5 shkurt , ky liqe ka një ngritje prej 32 centimetra derisa, niveli i ujit në liqenin e Badovcit e ka ruajtur nivelin e ditëve të kaluara, nuk ka pasë as rënie dhe as ngritje, sot është 639.46 metra mbi nivelin e detit ose 10.39 metra nën nivelin maksimal të kapërderdhjes”, thuhet në njoftimin e KRUP.

KRUP, thotë se furnizimi me ujë të pijshëm vazhdon të jetë 24 orë pa ndërprerë.

“Dhurata më e mirë që mund t’i jepni brezit të ardhshëm është uji! Kurseje atë!”, përfundon njoftimi.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme