Nagavci takon Këshillat e prindërve të Kamenicës që po e refuzojnë reformën arsimore

Nagavci takon Këshillat e prindërve të Kamenicës që po e refuzojnë reformën arsimore

12 February 2020 17:03

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci sot ka bashkëbiseduar me përfaqësuesit e Këshillave të Fshatrave dhe Këshillave të Prindërve të katër shkollave të fshatrave Koretin, Busavatë, Topanicë, Strezovc e Krilevë.

Këto fshatra prej afro një vitit janë duke refuzuar riorganizimin e procesit mësimor me reformën e kryetarit Qëndron Kastrati.

Nënkryetarja Nagavci ka thënë se problemin e krijuar në Kamenicë do ta adresojë të kryeministri Kurti.

Ditë më parë, drejtoria për arsim e kësaj komune ka dorëzuar padi ndaj 23 prindërve të këtyre fshatrave, të cilët pretendohet se i detyruan fëmijët ta bojkotojnë mësimin.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme