Metro

Ministrja Dumoshi u premton përkrahje të rinjve të kryeqytetit

Ministrja Dumoshi u premton përkrahje të rinjve të kryeqytetit

Ministrja Vlora Dumoshi ka pritur sot një grup të rinjsh nga komuna e Prishtinës, me të cilët diskutoi për problemet, sfidat dhe pritshmëritë që kanë të rinjtë, jo vetëm të kryeqytetit, por në tërë vendin.

Ministrja i njoftoi të rinjtë kryeqytetas për politikat dhe programin që ka Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) për fushën e rinisë. Ajo gjatë bashkëbisedimit me të rinjtë diskutoi për objektivat dhe strategjinë që ka MKRS-ja për të rinjtë, aktivizimin e tyre të mëtejmë në jetën sociale e institucionale dhe në avancimin e tyre në përgjithësi.