Në profilin e Grupit për Mbrojtjen e Liqenit të Badovcit është kërkuar mbrojtja e hapësirës së gjelbër te Fakulteti Teknik, raporton Koha.net.
Universiteti i Prishtinës i ka kërkuar Komunës hapësirë për ndërtim të objekteve për dy fakultete.
Kjo hapësirë e gjelbër është e vetmja për banorë e “Lagjes së Spitalit”.
Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se Projekt Plani për këtë pjesë do të jetë në diskutim publik në kohëzgjatje prej 30 ditësh, nga data 29.02.2020.
Bashkë me kërkesën që Grupi të mobilizohet edhe për mbrojtjen e kësaj hapësire të gjelbër është postuar një peticion online kundër projektit të komunës dhe UP-së.