Autobusët e linjave qe përshkojnë qendrën e Prishtinës, edhe sot me orar të zgjatur Foto: Koha / ilustrim

Autobusët e linjave qe përshkojnë qendrën e Prishtinës, edhe sot me orar të zgjatur

01 January 2020 11:44

Trafiku Urban i Prishtinës ka njoftuar se për shkak të atmosferës festive dhe programit “Prite N’shesh” të organizuar nga Komuna e Prishtinës, autobusët e linjave qe përshkojnë qendrën, do të operojnë edhe sonte me orar të zgjatur.

Për rrjedhojë sonte linjat 1, 3 dhe 4 do të operojnë prej orës 22:00 deri në orën 01:00.

Qarkullimi më i shpeshtë i autobusëve çdo 15 minuta do të bëhet deri në orën 24:00, ndërsa më pas deri në orën 01:00 autobusët e tri linjave kryesore të qytetit do të shfaqen nëpër pritore çdo 20 minuta.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme