Metro

Komuna synon ta përfundojë pas 4 vitesh ngrohjen me panele solare, beson në sukses

Nga një fushë ndërmjet Prishtinës dhe Obiliqit po synohet që pas katër vitesh t’u sigurohet ngrohja qendrore lagjeve “Tophane”, “Kodra e Trimave”, “Medrese” dhe “Kolovicë”.

Këtë, komuna po planifikon ta bëjë përmes paneleve solare që do të vendosen aty në kuadër të një projekti të madh prej rreth 45 milionë eurosh që tashmë ka nisur, e cili financohet nga Banka e Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), si dhe Grupi i Bankës gjermane për Zhvillim (KFW) .