Ndërmarrja publike komunale “Trafiku Urban” ka njoftuar udhëtarët se për shkak të punimeve nëpër rrugët e kryeqytetit, linja 4 nuk do të mund të qarkullojë deri tek Parku i Gërmisë.
“Për shkak të punimeve në Rr. ‘Nazim Gafurri’, autobusët e Linjës 4 nuk mund të vazhdojnë qarkullimin deri tek Parku i Gërmisë, por do të kthehen prapa në rrethin tek Komuna (objekti i vjetër i Komunës) për të vazhduar në drejtim të Matit”, ka njoftuar kompania, ndërkaq ka kërkuar mirëkuptimin e udhëtarëve, raporton Koha.net.
Edhe kreu i Komunës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se rruga “Nazim Gafurri” është e mbyllur gjatë ditës së sotme për qarkullim të automjeteve për shkak të punimeve të asfaltimit.
“Stacioni i fundit i linjës numër 4 të Trafikut Urban sot do të jetë në rrugën ‘UÇK’, përballë ndërtesës së vjetër të Komunës. Falënderojmë qytetarët për mirëkuptim dhe i lusim që të planifikojnë qarkullimin e tyre bazuar në këtë informatë”, shkroi Ahmeti.