Arbëri

Përfshihet nga flakët kutia elektrike e një ndërtese në Prishtinë

Një zjarr ka përfshirë kutinë elektrike në hyrje të një ndërtese në rrugën “Ahmet Gashi”, në Prishtinë.

Zjarrfikësit dhe as Policia ende nuk kanë dal në vendin e ngjarjes. Ndërkohë, sipas një video të siguruar nga KosovaPress, banorët janë në panik.

Gjithashtu, ende nuk dihen shkaqet dhe as dëmet e shkaktuar nga ky zjarr.

E këtë për Koha.net e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala.

“Është djegur një kuti me 6 njehsorë elektrik. Ne jemi duke e hulumtuar dhe do të dalim me rezultate se si ka ardhur deri te kjo pas ekspertizës profesionale”, ka thënë Buzhala.