Arbëri

Ahmeti njofton për riparime të vogla në pjesët për këmbësorë të rrugëve në kryeqytet

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në Facebook ka thënë se kanë filluar të bëjnë riparime të vogla në pjesët e rrugëve për këmbësorë, duke vendosur kubëza në trotuaret e qytetit.

Ai ka ftuar qytetarët që përmes Platformës Digjitale të lajmërohen për riparime të tjera përmes kontratave të mobilitetit.

“Riparime të vogla, por të rëndësishme, për këmbësorë. Lajmëroni në Platformën Digjitale që t’i riparojmë përmes kontratave të mobilitetit”, ka shkruar Ahmeti.