Arbëri

Mbesin pa ujë lagjet “Tophane”, “Mati 1” e “Muhaxhirët”

KRU “Prishtina” njofton se lagjja “ Tophane ”, “Mati 1” dhe një pjesë e lagjes së Muhaxhirëve në Prishtinë kanë mbetur pa ujë.

Në njoftimin për media, thuhet se për shkak të një intervenimi nga ekipet teknike të ujësjellësit, në një rrjedhje uji në lagjen” Tophane”, sot nuk ka ujë të pijshëm deri në sanimin e defektit e që pritet të përfundojë gjatë ditës dhe t’u rikthehet furnizimi me ujë.

“Kërkojmë mirëkuptim nga ana juaj”, thuhet në njoftim.

Derisa, në lagjen “ Mati 1 “ dhe “Muhaxhirët”, ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit nga orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme janë duke e kontrolluar sistemin e rrjetit në tërësi, në të dyja zonat, për shkak që uji nuk është ndërprerë nga ana e ujësjellësit.

“Mund të ketë manipulim me valvulat e rrjetit nga persona të pa përgjegjshëm apo edhe ndonjë defekt që është më vështirë të gjendet. Ne jemi në shërbimin tuaj, andaj ekipet janë në teren, që të gjejnë shkaktarin e mosfurnizimit me ujë të pijshëm”, thuhet në njoftim.

Image