Arbëri

Prindërit në shkollën “Emin Duraku” të kryeqytetit mblidhen për të ndaluar hyrjen e arsimtares së historisë

​Këshilli i prindërve të shkollës “Emin Duraku”, në Prishtinë, që nga ora 07:30 janë mbledhur për të ndaluar hyrjen e arsimtares së historisë, A.M. Prindërit pretendojnë se kjo ka abuzuar me fëmijët dhe i ka kërcënuar me jetë.

Zijavere Krasniqi, kryetare e Këshillit Drejtues të kësaj shkolle tha se sot janë mbledhur në shenjë pakënaqësie ndaj DKA-së dhe gjykatave.

“Sot jemi mbledhur një pjesë e prindërve si shenjë pakënaqësie për DKA-në, faktikisht edhe për gjykatën që nuk po e merr vendimin e duhur, suspendimin e arsimtares së historisë. Ende nuk kemi marrë përgjigje prej DKA-së, po e presim të marrë një vendim të duhur edhe të shpejtë. Në të njëjtën kohë i bëj thirrje gjykatës të marrë me seriozitet shumë më të madh këtë çështje, që nuk është i lehtë”, ka thënë ajo.

Krasniqi ka thënë se nuk do të largohen nga oborri i shkollës dhe se nuk do të lejojnë hyrjen e A.M, deri sa të merret vendimi për të.

Siç thotë ajo, kjo arsimtare do të duhej të ishte në shkollë nga ora 08:00, por ajo nuk ka ardhur.

Edhe pas të premtes, kur kishte raportuar KosovaPress për këtë rast, Krasniqi tregon se ka pasur kërcënime nga ana e saj.

Image