Në lagje të ndryshme të kryeqytetit, sot janë implementuar kënde të lojërave e fusha sportive.
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar për lagjet ku janë ndërtuar këto projekte, dhe se vlera e tyre kap shumën prej mbi 341 mijë euro.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Sporti, loja dhe aktivitetet fizike janë të domosdoshme për zhvillimin mendor e fizik, qysh në fëmijërinë e hershme! Drejtoria për Sport ka implementuar projektin e ndërtimi të 6 këndeve të lodrave dhe 2 fushave sportive në vlerë prej 341,717.45 euro në lagje të ndryshme të kryeqytetit”, ka shkruar Ahmeti.
Më poshtë gjeni lagjet:
Afër Shkollës Fillore “Iliria” – kënd i lodrave
Afër Shkollës Fillore “Ismail Qemaili” – kënd i lodrave
Afër Shkollës Fillore “ Zenel Hajdini” – kënd i lodrave
Në lagjen Dardania – kënd i lodrave
Në lagjen e Universitetit mbrapa ndërtesës së Ministrisë së Tregtisë e Industrisë – kënd i lodrave dhe fushë sportiv
Në lagjen Lakërishte mbrapa ProCredit Bank - – kënd i lodrave dhe fushë sportive
“Fëmijët janë ata që gëzohen shumë për projekte të tilla! Prandaj, gëzuar fëmijë!”, ka shkruar Ahmeti.