Metro

Legalizimi i parkingjeve private: Pak operatorë të interesuar për leje

Vetëm një kërkesë për legalizim të parkingjeve private është dorëzuar në Komunën e Prishtinës, ani pse ka 10 ditë që është publikuar thirrja publike për këtë çështje.

Derisa interesimi i pronarëve të këtyre parkingjeve për t’u pajisur me leje vazhdon të jetë i vogël, këta të fundit kanë afat të aplikojnë deri më 15 dhjetor, transmeton Koha.net.