Arbëri

Menjëherë pasi u hap minibiblioteka në “Dardani”, u sulmua me vezë

Descriptive Text

Organizata ETEA, përmes një reagimi ka njoftuar se është sulmuar me vezë minibiblioteka që dje u hap në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

“Mbrëmë gjatë mbikëqyrjes së minibibliotekës që u përurua gjatë ditës në lagjen e Dardanisë në Prishtinë, kemi vënë re se minibiblioteka është sulmuar me vezë, siç shihet në fotografitë e bashkangjitura”, thuhet në reagim.

{gallery}

Lexo edhe: Nesër në “Dardani” nis punën minibiblioteka e parë në kryeqytet

“Lusim qytetarët që nëse nuk përdorin minibibliotekat së paku të mos i keqpërdorin ato. Dhe, lusim të gjithë lexuesit/et e lagjEs Dardania në Prishtinë, dhe jo vetëm, që të reagojnë ndaj kujtdo që tenton t’i dëmtojë minibibliotekat si dhe të na njoftojnë për çfarëdo parregullsie në raport me minibibliotekat”, thuhet tutje në reagim.

ETEA, thotë se minibibliotekat do të ndërtohen dhe edhe nëse rrënohen ato do të rindërtohen, derisa rrënuesit të bëhen lexues.

Gjithashtu, bëhet e ditur se një minibibliotekë e ngjashme do të hapet edhe në lagjen “Ulpiana” në kryeqytet.