Arbëri

Trafiku Urban publikon gjësende që kanë humbur në autobusë, bën thirrje të lajmërohen pronarët

Descriptive Text

Gjësende të ndryshme janë publikuar në Facebook, në faqen zyrtare të Trafikut Urban në Prishtinë, të njerëzve që i kanë humbur ato në autobusë.

Në mesin e tyre ka edhe portofole me para.

“Stafi i autobusëve të NPK "Trafiku Urban" duke qenë i përgjegjshëm për gjësendet e gjetura brenda autobusëve tanë, gjësendet qe shihen në foto i kanë dorëzuar tek koordinatori i qarkullimit, andaj ata udhëtarë që i identifikojnë që janë të tyre, të lajmërohen në nr. telef. 045 10 11 28”, thuhet në njoftim.

Tutje, kanë shkruar se “Kuletat që shihen në foto kanë edhe para brenda tyre”.

“Verifikimi bëhet në bazë të video-incizimeve nga kamerat e instaluara brenda autobusëve”, përfundon njoftimi.

Image