Arbëri

Protestë e pakënaqësi me ecurinë e punimeve në “Taslixhe”

Qytetarë të kryeqytetit janë shprehur të pakënaqur me ecurinë e punimeve në rrugën “Ymer Paçarizi”, në lagjen ‘’Taslixhe’’ të Prishtinës.

Përmes një proteste të mbajtur gjatë së shtunës, ata kanë kundërshtuar punimet që thonë se po bëhen pa mbikëqyrjen e Komunës, raporton KTV.

Kërkesa kryesore të protestës së tyre ishin zgjerimi dhe asfaltimi i rrugës, që, sipas tyre, nuk janë duke u bërë.

Kujtojmë se dy ditë më parë, organizata jo-qeveritare INPO publikoi indeksin e kënaqshmërisë së qytetarëve me shërbimet komunale në Prishtinë.

Me gjendjen e rrugëve dhe mirëmbajtjen e tyre janë të pakënaqur 48.65% dhe 47.42% e qytetarëve respektivisht, me numrin e parqeve dhe shesheve deklarohen të pakënaqur 38.08% e qytetarëve, me hapësirat gjelbëruese 45.09% dhe me planifikimin urban dhe rural 39.92% e qytetarëve deklarohen të pakënaqur.