Procesit të legalizimit dhe punimeve në rrugë, i dedikohet këtë javë emisioni 038.
Pse apelon drejtori i Urbanizmit, Ardian Olluri, që qytetarët t’i legalizojnë pronat tani që metri katror për shtëpi është 1 euro?
Çfarë analize do të bëjë Komuna e Prishtinës për shitjen e banesave të reja?
Çfarë po ndodh me punimet në shumë rrugë të kryeqytetit? Për çfarë do të protestojnë banorët e “Taslixhes”?
Pse Komuna e Prishtinës nuk arriti që për nëntë muaj t’i shpenzojë as 10 milionë euro për investime kapitale, nga 48 milionë sa kishte në dispozicion?
Për këto e shumë të tjera, sonte në 038 të KTV-së nga ora 20:00.