Metro

“Kalabria” pa ujë, Ujësjellësi thotë se gypat i dëmtuan kontraktorë të “Termokosit”

“Kalabria” pa ujë, Ujësjellësi thotë se gypat i dëmtuan kontraktorë të “Termokosit”

Një pjesë e lagjes “Kalabria” në Prishtinë ka mbetur pa furnizim me ujë qe disa orë të hënën. Kjo, për shkak të një dëmtimi që i është bërë gypit të ujësjellësit nga kontraktorë të ndërmarrjes “Termokos”, sipas Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”.

Në një përgjigje për Koha.net, zëdhënësja e KRU “Prishtina”, Arieta Mjeku-Azizi, ka thënë se është duke u punuar në vendin e ngjarjes dhe se uji do t’u rikthehet shumë shpejt konsumatorëve.