Metro

BE vazhdon të mbështesë shtrirjen e rrjetit të ngrohjes në Prishtinë

Foto: Koha
 

Zyra e BE-së sot organizon një vizitë në shkollën “Naim Frashëri”, e cila së shpejti do të lidhet me rrjetin e ngrohjes qendrore të ofruar nga Termokosi.

Aktualisht janë duke u zhvilluar punime në vlerë prej 6 milionë eurosh në zëvendësimin e gypave ekzistues me qëllim të përmirësimit të cilësisë së furnizimit me ngrohje për konsumatorët ekzistues, si dhe për të zgjeruar furnizimin me ngrohje për klientët e rinj në Prishtinë.