Metro

Në shkollat e Prishtinës do të mbahet fushata “Ndal Trafikimin me Qenie Njerëzore"

Në shkollat e Prishtinës do të mbahet fushata “Ndal Trafikimin me Qenie Njerëzore

Dita Evropiane kundër Trafikimit me Njerëz shënoi edhe fillimin e fushatës për vetëdijesimin e nxënësve të shkollave të kryeqytetit të Kosovës për të gjitha aspektet e dukurisë së trafikimit me njerëz, bën të ditur Komuna e Prishtinës përmes një postimi në Facebook.

Kategoria më e ekspozuar ndaj kësaj forme të krimit të organizuar janë fëmijët dhe gratë, duke qenë edhe kategoria më e cenueshme e shoqërisë.