Arbëri

Disa zona në kryeqytet mbesin pa ujë, KRU “Prishtina” akuzon investitorët privatë për dëmtim të gypit

Foto: Koha / ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ”Prishtina” ka njoftuar se në zonat Graçanicë, Çagllavicë, Hajvali, lagjja “Nic”, lagjja “Qëndresa”, lagjja “Janina”, Veterniku, bizneset përgjatë rrugës Prishtinë-Ferizaj, Mati 1, Aktash 1 dhe 2 si dhe zona qendër, gjatë ditës së sotme do të kenë çrregullime në sistemin e furnizimit me ujë të pijshëm.

Sipas njoftimit, kjo ka ardhur si rezultat i dëmtimit të tubit me diametër fi 200 mm në fshatin Hajvali, sërish nga investitorë privat.

KRU “Prishtina” njofton se mungesë të ujit të pijshëm në këto zona do të ketë deri në sanimin e gjendjes, derisa bënë të ditur se natyra e dëmtimit të tubacionit të ujit do të jetë e vështirë për sanim në kohë të shkurtër.

“Kërkojmë ndjesë nga konsumatorët e zonave të lartëcekura, ku dëmtime të tilla nga investitorë privat janë bërë dukuri e përditshme dhe e pashmangshme, pa kurrfarë përgjegjësie nga ana e tyre ndaj qytetarëve tanë dhe ndaj institucionit tonë. Ekipet teknike të ujësjellësit janë në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftim.