Arbëri

Banorët e Veternikut në kryeqytet paralajmërojnë protestë më 22 shtator

Banorët e lagjes së Veternikut në kryeqytet kanë paralajmëruar për datën 22 shtator protestë për shkak të kanalizimit të hapur, i cili kalon pranë kësaj lagjeje dhe që kundërmon rëndë.

Kanalizimi i hapur përpos që po shkakton kundërmim të madh, po ashtu po i mbledh edhe mushkonjat si dhe është potencial për ndonjë epidemi, theksojnë organizatorët në thirrjen e tyre për protestë.

"Në këtë pjesë është e paraparë të ndërtohet rruga A. Kërkojmë nga Komuna e Prishtinës që urgjentisht ta mbyll kanalizimin e pastaj mund të vazhdojë ndërtimin e rrugës. Kërkohen afate të sakta për këtë punë", theksohet në thirrje.

Protesta do të mbahet te ura ku kalon kanalizimi (afër Spitalit Amerikan) ditën e diel, më 22 shtator në orën 11.