Ferizi+Ferizi Architects e ka fituar para disa viteve projektin për Prishtinën e Vjetër, dhe realizimi i saj pritet të ndodhë shpejt.
Arkitekti Ernest Ferizi, njëri nga autorët e këtij projekti që përfshin një shtrirje të madhe të Prishtinës së Vjetër ka bërë të ditur se projekti i tyre tash duhet të shkojë në realizim.
{gallery}
Ai ka thënë për KultPlus se tashmë hapi i radhës është tenderimi i një kompanie ndërtuese.
“Do të jetë një kompleks shumë i mirë për qytetarët e Prishtinës”, ka thënë Ferizi. Më poshtë disa nga fotografitë e këtij kompleski që do të jenë në shërbim të qytetarëve të Kosovës, por duke ruajtur Prishtinën e Vjetër, pjesë që identifikojnë këtë qytet.