Sanohet problemi i tubit në lagjen “Dardania” në Prishtinë Ilustrim

Sanohet problemi i tubit në lagjen “Dardania” në Prishtinë

17 August 2019 15:37

KRU “Prishtina” ka njoftuar se është rregulluar tubi në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

Përmes një njoftimit për media, ata thonë se ekipet e mirëmbajtjes pas shumë përpjekjeve kanë sanuar me sukses problemin me tub në këtë lagje.

“Në orën 14:30 gjatë ditës së sotme, pas shumë përpjekjeve , ekipet e mirëmbajtjes sanuan me sukses tubin në lagjen " Dardania" në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

KRU “Prishtina” gjatë ditës ka njoftuar se arsyeja e dëmtimit të tubit me diametër fi 250 mm, ka ardhur nga dëmtimi i infrastrukturës nga institucione të tjera.

Image

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme