Arbëri

Shkaku i punimeve për kanalizim, për dy ditë mbyllet rruga “Gani Butka” në kryeqytet

Foto: Driton Paçarada / Koha / ilustrim

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se për dy ditë, më 14 dhe 15 gusht, do të mbyllet për qarkullim rruga “Gani Butka” në hyrje të kryeqytetit, nga Veterniku.

Kjo për shkak të punimeve dhe sanimit të kanalizimit nga Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”.

Komuna ka kërkuar nga qytetarët që e qarkullojnë këtë rrugë, të bëjnë devijimin e saj përgjatë dy ditëve.

Image