Metro

Produktet ushqimore të ekspozuara në diell në Prishtinë rrezikojnë shëndetin e konsumatorëve

Produktet ushqimore të ekspozuara në diell në Prishtinë rrezikojnë shëndetin e konsumatorëve

Autoritetet e Prishtinës me gjithë premtimet që do të bëjnë zgjidhje për tregjet nëpër rrugë, që jo vetëm që nuk janë higjienike por edhe rrezikojnë shëndetin e qytetarëve dhe mbi të gjitha krijojnë një pamje të shëmtuar të kryeqytetit të Kosovës, që ngjan me atë të vendeve më primitive në botë, jo vetëm që nuk bënë asgjë, por sikur i kontribuuan përkeqësimit të gjendjes, rikujton Koha.net duke transmetuar një shkrim të Kosovapress-it

Pavarësisht vapës së madhe që po mbretëron në vend, shumë produkte ushqimore të cilat synim kanë konsumatorin, qëndrojnë gjatë gjithë kohës në diell. Në tregun e gjelbër të Prishtinës sot ishin të ekspozuara produkte të bulmetit dhe mishit të cilat paraqesin një rrezik të lartë për shëndetin e njerëzve.