Kosova, sikurse vendet e Evropës, këtë javë është prekur nga temperatura të larta.
E këto temperatura, sipas parashikimeve meteorologjike, pritet të rriten edhe më shumë në fillim të javës tjetër, raporton KTV.
Për qytetarët që frekuentojnë sheshet kryesore të kryeqytetit, komuna ka menduar për një zgjidhje, e cila, sipas tyre, po shihet si masë preventive ndaj çdo rreziku të mundshëm nga dielli.
Pacolli u bëri thirrje të gjithë qytetarëve në nevojë që të mos hezitojnë në shfrytëzimin e shërbimeve të ofruara nga mjekët dhe zjarrfikësit.
Shërbimet mjekësore të vendosura në sheshin ‘’Ibrahim Rugova’’, bëjnë thirrje që qytetarët t’i rrallojnë lëvizjet e panevojshme deri në orët e pasdites.
Specialisti i mjekësisë familjare, Sadri Dervishaj, shpjegon se ekspozimi në rreze të diellit nuk preferohet për personat me sëmundje kronike, ata të moshuar, gratë shtatzëna dhe fëmijët e vegjël.
Dervishaj tha se gjatë ditës, 15 qytetarë kanë kërkuar shërbim nga qendrat e ndihmës emergjente dhe shumica nga ta ishin persona të moshuar.
Temperaturat në qytet pritet të rriten edhe më shumë gjatë javëve në vazhdim, derisa shërbimet me ujë për pije dhe përkujdesje mjekësore do të vazhdojnë për qytetarët e Prishtinës.