Disa lagje të Prishtinës po përballen me reduktime të ujit, shkak disa defekte Foto: Driton Paçarada / Koha

Disa lagje të Prishtinës po përballen me reduktime të ujit, shkak disa defekte

16 July 2019 17:04

Banorët e lagjeve “Lakrishtë”, “Dardania”, “Tophane” dhe rruga “Haxhi Zeka” në Prishtinën e vjetër sot janë përballur me reduktime të ujit, për shkak të defekteve.

Derisa disa banorë kanë thënë për KosovaPress se ndërprerje të ujit kanë pasur që nga ora 9 e mëngjesit, një gjë e tillë është mohuar nga zëdhënësja e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” Arjeta Mjeku, e cila tha për KosovaPress se nuk ka pasur reduktime më shumë se 2 orë.

Ajo tha se për shkak të disa defekteve, disa lagje kanë pasur reduktime, por që sipas saj, të gjitha janë sanuar dhe të gjitha lagjet kanë furnizim me ujë.

“Lagjja ‘Lakrishtë’ dhe ‘Dardania’ kanë pasur mungesë të ujit një orë e gjysmë për shkak të një defekti që është paraqitur aty, dhe punëtorët kanë punuar për një orë e kanë kryer dhe është rikthyer furnizimi. Pastaj ka qenë një defekt tjetër në lagjen ‘Tophane’ dhe një defekt tjetër në rrugën ‘Haxhi Zeka’ komplet rruga, dhe të gjitha kanë përfunduar, janë sanuar deri në orën 15. Tash gjithçka i është kthyer normalitetit furnizimit me ujë. Këto dyja për dy ose tri orë kanë përfunduar dhe tash kanë furnizim”, tha Mjeku.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme