Arbëri

Objekti i ri i çerdhes “Yllkat” në kryeqytet ende s’është gati

Me rreth një vit vonesë, po pritet të përfundojë ndërtimi i objektit të ri të çerdhes publike “Yllkat” në Prishtinë.

Në shtator të 2018-s u premtua se objekti përfundon në atë kohë, por punimet ende janë duke vazhduar, raporton KTV.

Fëmijët e këtij institucioni kanë mbetur të shpërndarë nëpër objekte të çerdheve të tjera në Prishtinë për afër një vit.

Por, kryetari i këshillit të prindërve të çerdhes “Yllkat”, Betim Sopi, nuk beson se objekti do të përfundojë gjatë këtij viti.

Ai thotë se banon afër objektit të ri të çerdhes që po ndërtohet dhe punimet po bëhen shumë ngadalë.

Nga Komuna e Prishtinës i kanë thënë KTV-së, se për ndërtimin e këtij objekti financuese është Ministria e Arsimit, ndërsa komuna e ka dhënë vetëm lejen dhe e ka bërë projektin.

Ndërkaq, në Ministri të Arsimit kanë thënë se arsyeja e vonesës së përfundimit të objektit është se punimet nuk kishin nisur me kohë.

Sipas MASHT-it, ky objekt pritet të përfundojë në shtator të këtij viti.