Metro

Haradinaj e Ahmeti nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi për “Prishtinën e Re”

Haradinaj e Ahmeti nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi për “Prishtinën e Re”
 

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj dhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, sot kanë nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi për “Prishtinën e Re”, si dhe projekte të tjera me shumë rëndësi në kryeqytet.

Kryeministri Haradinaj tha se pas ligjit për kryeqytetin, qeveria ka vazhduar më bashkëpunim me Komunën e Prishtinës edhe për projektin e madh “Prishtina e Re”.