Arbëri

Hoti me akuza ndaj Ahmetit – Prej dembelisë e mosdijes së tij Prishtina ka suficit 23.3 mln euro

Foto: Driton Paçarada

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka hedhur kritika ndaj kryetarit të Prishtinës Shpend Ahmeti, e qeverisjes së tij me këtë komunë.

“Prishtinës i teprojnë 23.3 mil euro nga viti 2018”, nisë Hoti shkrimin e tij të publikuar në Facebook.

“Komuna e Prishtinës në 2018 ka shpenzuar vetëm 43% mjeteve për investime kapitale, që është niveli më i ultë i realizimit të projekteve kapitale krahasuar me të gjitha komunat e Kosovës. Si rezultat i dembelisë e mosdijes të udhëheqësisë së Komunës për të kryer projektet kapitale, Komuna e Prishtinës ka suficit prej 23.3 milion euro”, shkruan Hoti.

Sipas tij, prej tyre, 9.5 mil euro janë mjete që nuk janë shpenzuar që nga viti 2017, dhe 13.8 mil euro nga viti 2018.

“Sa parqe, rrugë e ndriçim do të ishin kryer me 23.3 mil euro? Sa shkolla do të ishin pajisur me kabinete për punë praktike për nxënës? Sa drunj do të ishin mbjellë? Sa parkingje do të ishin ndërtuar? (Këto të dhëna janë nga raporti financiar për 2018 i Qeverisë së Kosovës)”, përfundon Hoti.