Në fund të qershorit nis zgjerimi i hyrjes dhe urës së Veternikut Foto: Driton Paçarada / Koha / ilustrim

Në fund të qershorit nis zgjerimi i hyrjes dhe urës së Veternikut

10 June 2019 16:15

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit të hënën ka nënshkruar kontratën për zgjerimin e rrugës nacionale N2, segmenti hyrja në qytetin e Prishtinës nga ana e Veternikut, bashkë me urën që i lidhë rrugët nacionale N2 dhe N25.2, me kyçjen e autostradës R7 “Ibrahim Rugova”.

MIT thotë se ky projekt është tejet i rëndësishëm për këtë zonë të mbingarkuar nga komunikacioni, nga frekuentimi i madh i veturave që hyjnë dhe dalin në kryeqytet, por edhe lidhen me vende të tjera.

“Projekti me vlerë mbi 2.5 milionë euro do të fillojë në fund të muajit qershor dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit është e përkushtuar që të zhvillohet sipas planit dinamik të punimeve, duke evituar çfarëdo vonese në përfundim të punimeve me kohë”, ka theksuar kjo ministri në njoftimin për media.​

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme