Arbëri

MC Beka synon vetëdijesimin e nxënësve për ruajtjen e mjedisit

Për një mjedis më të mirë ujor, Bekim Latifi, i njohur edhe si MC Beka, ka nisur që nëpër shkollat e Prishtinës të mbajë ligjërata për botën ujore.

Përmes një prezantimi të gjallesave, ai ka kërkuar të dijë edhe nga nxënësit e shkollës model “Qamil Batalli”, njohuritë që kanë mbi to, raporton emisioni 038 i KTV-së.

Mbrojtja e mjedisit, për një jetë më të mirë të të gjithëve, thotë se është synimi i tij kryesor. Ai, më së shumti kohë i ka kushtuar peshkaqenit, duke e prezantuar edhe anën e tij të mirë.

Latifi thotë se këtë po e bën në mënyrë vullnetare për të mirën e nxënësve, ndërsa thekson se do të vazhdojë me ligjërata edhe nëpër qytete tjera.