Metro

Inspektorati ndali 21 transportues ilegalë në ditën e parë të aksionit

Inspektorati ndali 21 transportues ilegalë në ditën e  parë të aksionit
 

Inspektorati i Komunës së Prishtinës ka konfiskuar vetëm gjatë ditës së hënë 21 automjete, që kanë transportuar udhëtarë apo mallra, në mënyrë të kundërligjshme.

Këtë e ka konfirmuar për “Kohën Ditore” shefi i sektorit të rendit komunal të Prishtinës, Alban Ymeri, duke thënë se aksioni është kryer në bashkëpunim me Policinë e Kosovës duke u bazuar në Ligjin për Transport, shkruan sot Koha Ditore.