Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a. (KRUP) njofton konsumatorët e lagjes “Bregu i Diellit” në Prishtinë se aktualisht kanë mungesë të ujit të pijshëm.
|Gjatë orëve të natës së mbrëmshme kemi qenë të detyruar të ndërprejmë furnizimin me ujë të pijshëm në tubacionin me dimatër DN=250 mm në rrugën ,,Gazmend Zajmi,, në Prishtinë. Arsyeja e ndaljes së funksionuari të tubacionit në fjalë, ka qenë mbrojtja dhe siguria e qytetarëve që banojnë në afërsi të shkollës “Iliria” ngase kompani private investuese përgjatë punimeve të tyre kanë ardhë deri në afërsi të gypit të ujësjellësit dhe me intervenimin e policisë së Kosovës dhe Inspekcionit komunal kemi qenë të detyruar të ndalim furnizimin, për të siguruar tubacionin”, thuhet në njoftim.
Tutje thuhet se ekipet janë në vendin e ngjarjes.
“Kërkojmë mirëkuptim nga konsumatorët!”, përfundon komunikata nga KRUP.