Metro

Ahmeti thotë se janë të përkushtuar të mbajnë rregull në Prishtinë

Ahmeti thotë se janë të përkushtuar të mbajnë rregull në Prishtinë
 

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe drejtori i Inspektoratit, Adonis Tahiri, kanë prezantuar punën e kësaj drejtorie në përpjekje për të evidentuar parregullsitë dhe masat që janë ndërmarrë dhe që do të ndërmerren në të ardhmen në bazë të kompetencave ligjore.

Ahmeti deklaroi se në aksione të përbashkëta me Policinë e Kosovës dhe institucione të tjera, kanë mbetur të mbyllura 22 lokale të masazheve, të cilat nuk e kanë pasur pëlqimin sanitar ose nuk kanë qenë duke punuar gjatë kontrolleve.